Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Naime Jakupi – “Studio Naimja” histori guximi, investimi dhe suksesi që bënë diferencen në fushen e bukurisë

nga Revista Kosovarja

 

Mbi artikull

Një histori për guximin, punën dhe vizionin e një gruaje që e ndërtoi vetë rrugën e saj në botën e estetikës

Në një kohë kur suksesi shpesh lidhet me rrethana apo trashëgimi, historia e Naime Jakupit vjen si dëshmi e kundërt: sukses i ndërtuar hap pas hapi, me punë të palodhshme, dije dhe një pasion që nuk u shua kurrë. Sot, ajo është emër i njohur në industrinë e bukurisë në Kosovë, themeluese dhe drejtuese e një prej rrjeteve më të suksesshme të salloneve estetike në vend, “Studio Naimja”.

Moneytizer Paragrafi 4

E diplomuar në Fakultetin Ekonomik dhe me një përvojë dhjetëvjeçare në menaxhimin e bizneseve private, Naime Jakupi kishte një karrierë të sigurt përpara. Megjithatë, arti dhe estetika ishin gjithmonë thirrja e saj e vërtetë. Në vitin 2016, ajo mori vendimin që do t’i ndryshonte jetën: hapi studion e parë të bukurisë në Mitrovicë, me resurse modeste, por me një vizion të qartë për standard dhe cilësi.

Brenda pak vitesh, ajo studio u shndërrua në pikë referimi për bukurinë profesionale në qytet. Rritja nuk u ndal aty. Në vitin 2023, rrugëtimi u zgjerua edhe në Prishtinë me hapjen e degës së dytë, duke konsoliduar markën e saj si një rrjet serioz dhe të besueshëm në industrinë e estetikës.

Sot, Naime Jakupi udhëheq një ekip me mbi 40 bashkëpunëtore, gra profesioniste, të trajnuara dhe të përkushtuara, që ndajnë të njëjtin standard dhe filozofi pune. Sallonet e saj ofrojnë një gamë të plotë shërbimesh: grim profesional, dizajn dhe mikropigmentim të vetullave, trajtime estetike, shërbime për flokë, kujdes për thonjtë dhe procedurat më moderne që kërkon tregu bashkëkohor i bukurisë.

 

Ajo që e dallon Naime Jakupin nuk është vetëm suksesi biznesor, por edhe investimi i vazhdueshëm në dije. Përveç trajnimeve dhe specializimeve të shumta në vende të ndryshme të Evropës, ajo ka marrë pjesë në gara ndërkombëtare të estetikës, nga ku është kthyer vazhdimisht me çmime të para. Një nga arritjet më të spikatura është vendi i parë në grim dhe vetulla në një garë prestigjioze në Stamboll. Së fundmi, ajo ka përfunduar edhe studimet për infermieri, duke e forcuar bindjen e saj se estetika duhet të shoqërohet me përgjegjësi profesionale dhe njohuri mjekësore.

Publiku e njeh gjithashtu edhe nga pjesëmarrja në “BBVK”, një eksperiencë që, sipas saj, ishte sfiduese dhe formuese, duke i dhënë mundësinë të tregojë karakterin, durimin dhe autenticitetin si grua dhe si profesioniste.

Për Naime Jakupin, bukuria nuk është thjesht pamje. Është ndjenjë, vetëbesim dhe respekt për veten. Ky është edhe misioni që ajo përcjell çdo ditë në punën e saj: të krijojë hapësira ku gratë ndihen të vlerësuara, të sigurta dhe plotësisht vetvetja.

Mesazhi i saj për gratë është i drejtpërdrejtë dhe i sinqertë: të besojnë në veten e tyre, të mos presin leje për të ëndërruar dhe të punojnë çdo ditë për atë që duan, edhe kur rruga bëhet e vështirë. Sepse, siç dëshmon edhe historia e saj, një grua e fortë nuk ndërton vetëm suksesin personal, por frymëzon breza të tërë.

Ky është rrugëtimi i Naime Jakupit. Një histori që flet për punë, vizion dhe zemrën pas bukurisë.