Duke hulumtuar për histori shqiptarësh të sukseshëm në SHBA, gjejmë brendin “Namani” dhe kompaninë “Namani Beauty”, gjegjësisht makeup artisten e famshme në Amrikë, Shqipe Namani, e cila e ka vulën e suksesit falë punës së jashtëzakonshme që bënë me klientet, në fashion showt më të mëdhenjë, për bashkëpunimin me yjet e muzikës, filmit, botës së spektaklit dhe gjithashtu për produktet tejet cilësore që konkurrojnë me linjat e produkteve kozmetike të brendeve më prestigjioze në botë, siç janë qerpikët e famshem të “Namanit”, brushat, Bronzeri dhe Highlights, që janë tejet të kërkuara. Linja të tjera vijnë së shpejti.
Shqipe Namani ka studiuar në “Cosmotogly school Empire Beauty” në New York dhe gjithashtu në “Makeup designory school”, që është shkolla më e mirë në New York për modë të lartë, rregullim nusesh, efekte speciale, makeup televiziv, etj. Ajo ka mbi 12 vjet eksperiencë në “New York City Fashion Week”, ku ka punuar me emra shumë të njohur, si Jonathan Simkahi, Oscar de la Renta, Chanel, Dior, etj.
Namani që nga viti 2018 ka startuar si mësimdhënëse në “Glam Lab Acadamy”, ku mbanë kalast për makeup nga fillestare e deri tek stadet më të avancuara.
Shqipe Namani, artistja e njohur shqiptare në Amerikë, është bashkëshorte dhe nënë e lumtur e dy fëmijëve,shkruan “Kosovarja”.
Çfarë thonë yjet shqiptare për brendin “Namani”?
Aurela Gaçe, këngëtare:
Kam disa produkte të “Namani” dhe nuk i ndaj nga vetja. Produktet janë aq cilësore sa kur të më mbarojnë do ti porosis sërish. Jo çdo gjë të rri mirë në lëkurë, mund të jetë shumë emër në kozmetikë, por nuk i përshtatet lëkurës. Prandaj, unë kur ndihem mirë me diçka, nuk e ndërroj më atë produkt. Në fillim i provova, sepse ishin prodhim i një shqiptareje, e unë jam gjithmonë krenare kur dikush nga ne ecën përpara. Tani nuk i ndaj nga vetja, sepse më pëlqejnë. Ja, edhe tani kam brozner të “Namani” në fytyrë.
Valdrin Sahiti, dizajneri i modës:
“Namani” është një ndër të parat kosovare që ka krijuar linjat e saj të produkteve kozmetike me kualitet të lartë e që nuk dallojnë nga ato të brendeve më të mëdha. Vizioni i saj, ambicia, puna e pa lodhshme, e kan bërë brendin e Shqipe Namanit të jetë një brend stabël dhe i kërkuar nga njerëzit që e vlerësojnë kualiteitn.
Artjola Toska, këngëtare
Shqipe Namanin e njoha në New York përmes mikes sonë të përbashkët, këngëtares Eli Fara. Ishte një dashuri me shikim të parë mes nesh. Një zonjë shumë e dashur, e sjellshme e me shumë respekt për të gjithë artistët që shkojnë në New York. Të befason me profesionalizmin absolut që ka. Brendi i saj “Namani” është nga më të mirët që kam provuar ndonjëherë. Duar artë dhe gojë mjaltë. Kështu e përshkruaj unë Shqipen.
Yllka Kuqi, këngëtare
Shqipe Namani është një loçkë e madhe, ndër njerëzit më të mirë, më pozitiv, intelegjent, të guximshëm, rrezatues e shumë të dasur që unë njoh. Brendi “Namani” është një nga brendet e mija të preferuara të makeup-it, duke nisur nga brushat dhe bronzers që janë shumë profesionale, e që nuk kanë asnjë dallim nga ato të markave si “Mac” e brendet tjera të njohura. Pra, produktet e “Namani” janë në të njejtin nivel dhe nëse i provoni një herë nuk do ti ndërroni asnjëherë. /Kosovarja/
Instagram: Namani