Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Naser Maqedonci sjell hitin e kësaj sezone

nga Revista Kosovarja

Është ndër zërat e jashtëzakonshëm të muzikës popullore dhe jo vetëm, shkruan Kosovarja, për këngëtarin e mirënjohur Naser Maqedonci.

Mbi artikull

I njohur , me vite, si zë i fuqishëm, këngëtar që bën atmosferë kudo që prezantohet. Poashtu, është ndër më të kërkuarit në mbrëmje, dasma e ahengje në vend e gjithandej.

Dihet , sidomos ata që kanë pasur rastin ta dëgjojnë , Naseri , është këngëtari me repertorin më të gjerë, i muzikës popullore dhe i të gjitha zhanreve.

Për të “harta muzikore” është tereni më i njohur dhe secilën këngë e qëndisë me merak të pa krahasueshëm.
Dikur dhe tani Naser Maqedonci i grupit të famshëm “Kadenca” ,është këngëtar i dashur i i pëlqyeri i të gjithëve .
Naseri vazhdon të mbetet i të gjithëve , edhe sot, këngëtari që i vë vulë interpretimit briliant.

Moneytizer Paragrafi 4

Ju kujtojmë , këngëtari , Naser Maqedonci është krijuesi i hiteve “Lozonjare”, “Mihane”, “Këqyrni shoqe çka ka rritur nana”, “Zoti i shtëpise tu rrit nera”, e shumë të tjera që sot i këndon i madh e i vogël gjithandej ku flitet shqipja.

Këto ditë Naseri lansoi edhe këngën e tij më të re , të realizuar edhe në klip, kënga mban titullin ‘ Akoma’
Këngë kjo që padyshim është surprizë e këndshme për fansat e tij të shumtë , e që sinjalet e para të këtij projekti më të ri po japin dhe pëlqime se , shpejt po bëhet edhe hit i kësaj sezone .

Pra, dëgjoni dhe binduni./Kosovarja/

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]