Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Naser Mitrovica këngëtar për shpirt

nga Revista Kosovarja

Këngëtari Naser Mitrovica është i njohuri i skenës sonë muzikore, por edhe i pëlqyeri gjithandej për vokalin dhe këngët e tij , shkruan “Kosovarja”.

Naseri, me këngën është shoqëruar qysh nga mosha e fëmijërisë. Ai ishte vetëm 12 vjeç kur ka dalë të këndoj para publikut, nëpër dasma e ahengje familjare.

Shpejtë u bë edhe i famshëm së pari në qytetin e tij , tek kishte lindur ai , po edhe gjyshi e baba i tij , të cilët njiheshin si mitrovicali të vjetër , siç edhe thotë edhe vet Naseri.

Naser Mitrovica , me punën e tij të pandalur, talentin dhe dashurinë ndaj muzikës arriti që ta plotësojë edhe dëshirën e nënës së tij , e cila kishte dëshirën e madhe që djali i tij të bëhet këngëtar i njohur.

Moneytizer Paragrafi 4

Dhe ashtu doli . Naseri nuk pushoi nga muzika edhe pse emigroi në Gjermani para afro 30 vitesh . Ai përkundrazi krijoi disa albume , shumë këngë , të cilat edhe u plasua dhe u bënë hite , si : ‘ Anita’ , ‘E Gabuar ‘ , Nëna e Fëmijëve të mi’ , ‘ Snapchat’ etj .

Artisti jeton me artin, s’ mundet pa të. Andaj dhe Naseri këto ditë e plasoi klipin më të ri ‘ Si Mitrovica vend nuk ka’, e cila që nga lansimi po pëlqehet shumë.

Ju kujtojmë, se këngën e re e keni të postuar edhe në Portalin tonë, te ‘ Klipet e reja’

Për ata që nuk kanê pasur rastin ta degjojnë, po u afrojmë këtu më poshtë, jo vetëm mitrovicalive. / Kosovarja/

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]