Me 14 shkurt 2021 janë mbajtur zgjedhjet parlamentare në Kosovë.
Në këto zgjedhje kandidate për deputete nga radhët e Vetëvendosjes ishte Adriana Matoshi, aktore mjaftë e dashur për publikun shqiptar.
Edhe pse ende nuk janë dhënë rezultatet përfundimtare për votat e deputeteve, ishte Naseri ai i cili me anë të një statusi në Instagram e shpalli fituese Ardianen.
“Urime shoqja e klasës, mbesa ime, syni, haverica ime, energjia më e mira…ky person do të jetë deputete në Kuvendin e Kosovës. Njeriu që veç duke qeshur më ka shkuar çdo ushtrim shkolle, shfaqje e ndejë. E rrallë si kjo, e drejtë shkurt më e mira. Urime motër”,shkroi ai në mbishkrimin e imazhit.