Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Natën e Vitit të Ri, burri nga Malisheva i jep dajak gruas

nga Revista Kosovarja

Në natën e fundit të Vitit të Ri një rast dhune është raportuar në Malishevë.

Mbi artikull

Kur të gjithë po prisnin cakërrimin e gotave, për të pritur vitin 2021, një burrë ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:55, 5 minuta para ndërrimit të motmoteve.

Gruaja ka pranuar edhe tretman mjekësor pas dhunës së ushtruar ndaj saj. I dyshuari është arrestuar nga Policia.

Moneytizer Paragrafi 4

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thekson raporti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]