Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

NATO “kërcënohet” nga raketa bërthamore ruse Burevestnik me rreze të pakufizuar

nga Revista Kosovarja

Testimi i raketës bërthamore ruse Burevestnik shihet nga NATO si një kërcënim serioz, për shkak të rrezes së saj praktikisht të pakufizuar dhe aftësisë për manovrim. Një dokument i klasifikuar i Aleancës, të cilin e ka parë gazeta gjermane Die Welt, thekson se sfidat ekzistuese do të përkeqësoheshin edhe më tej nga fuqia e kësaj rakete.

Mbi artikull

Raketa ka kapacitet për të përshkuar distanca të gjata dhe mund të arrijë shpejtësi deri në 900 kilometra në orë. Ajo mund të lëshohet nga platforma të lëvizshme dhe, falë sistemeve të avancuara, është në gjendje të shmangë mbrojtjen ajrore të NATO-s.

Reaktori bërthamor i raketës i siguron një rreze veprimi teorikisht të pakufizuar, duke i mundësuar të udhëtojë dhjetëra mijëra kilometra pa nevojën për karburant, të qëndrojë në ajër për periudha të gjata, të ndryshojë kursin dhe të sulmojë objektiva nga çdo drejtim, sipas vlerësimit të dokumentit të NATO-s.

Ky zbulim nënvizon mangësitë e Aleancës në përballimin e raketave me rreze të mesme dhe të gjatë, veçanërisht atyre me karakteristikë bërthamore. Megjithatë, disa ekspertë shprehin skepticizëm mbi efikasitetin e raketës, duke dyshuar se reaktori bërthamor mund të mos funksionojë sipas parashikimeve.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]