Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

NATO: Retorika bërthamore ruse është e rrezikshme dhe e papërgjegjshme

nga Revista Kosovarja

NATO kritikoi Rusinë për retorikën e saj të “rrezikshme dhe të papërgjegjshme bërthamore”, një ditë pasi që presidenti rus Vladimir Putin tha që Rusia do të “stacionojë” armë bërthamore taktike në Bjellorusi, raporton Reuters.

Mbi artikull

Zëdhënësi i NATO-s tha se “NATO-ja me kujdes po përcjell situatën, dhe se është e brengosur për retorikën e rrezikshme dhe të papërgjegjshme bërthamore të Rusisë”, transmeton Telegrafi.

“Nuk kemi parë ndonjë ndryshim në qëndrimin bërthamor të Rusisë, që do të na bënte të rregullonim tonën”, shtoi zëdhënësi i Aleancës Veri-Atlantike.

Sipas tij, “përmendja e Rusisë për ndarjen bërthamore të NATO-s është krejtësisht e gabuar. Aleatët e NATO-s veprojnë në respekt të plotë të detyrimeve të tyre ndërkombëtare”.

Moneytizer Paragrafi 4

“Rusia në mënyrë të përsëritur shkel detyrimet e saj për kontrollin e armëve, dhe kohët e fundit pezulloi pjesëmarrjen e saj në Traktatin e New START”, tha për fund zëdhënësi i NATO-s.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]