Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ndahet Angela Martini, i jep fund martesës pas 7 vjetësh me Dragos Savulescu-n

nga Revista Kosovarja

Angela Martini është sërish beqare pasi i ka dhënë fund martesës së saj.

Modelja ka shkuar direkt në gjykatë të enjten dhe ka paraqitur kërkesën për divorc nga bashkëshorti i saj, Drago Savulescu, pas 7 vjetësh martesë sipas dokumenteve ligjore të siguruara nga TMZ-ja.

Në dokumente, Angela e ka shënuar datën 24 tetor si ditën e ndarjes dhe ka përmendur “mospajtime të vazhdueshme” si arsye për ndarjen.

Çifti, tashmë i ndarë, kanë një fëmijë bashkë 3-vjeçarin Kyree Martini Savulescu dhe Angela po kërkon kujdestari të përbashkët ligjore dhe fizike.

Moneytizer Paragrafi 4

Angela gjithashtu kërkon që Drago, i cili është aktor dhe producent në Hollywood, t’i paguajë asaj pension bashkëshortor. Ajo thotë se ata janë martuar në dhjetor të vitit 2017.

Lajmi ka ardhur si një befasi për ndjekësit, pasi vetëm pak javë më parë dyshja ishin parë në pushime luksoze dhe madje kishin paralajmëruar një film të bazuar mbi historinë e tyre të dashurisë, pas zgjidhjes së problemeve ligjore të Savulescut me drejtësinë rumune.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]