Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ndahet nga bashkëshorti ‘Songyl’ e serialit ‘Lule të vetmuara’

nga Revista Kosovarja

Aktorja turke Gokçe Akyildiz, e njohur tashmë nga roli i “Songylit” në telenovelën “Lule të vetmuara”, është divorcuar nga bashkëshorti.

Lajmin e bëjnë të ditur gazetat turke ndërkohë që vetë aktorja çdo procedurë e ka kryer në heshtje.

Sipas burimeve për gazetat turke, Gokçe është ndarë nga Mustafa Ozyurt pas disa mosmarrëveshjeve që kishin në martesën e tyre. Çifti ka një djalë nga martesa e tyre tre vjeçare.

Moneytizer Paragrafi 4

Kujdestaria e vogëlushit Omer i kaloi aktores.

Pas ndarjes, 27-vjeçarja ka fshirë fotot me bashkëshortin dhe e ka hequr atë nga rrjetet sociale.

Bëhet e ditur se aktorja ka vendosur që tani e tutje të fokusohet tek biznesi i saj – një kafeteri në Stamboll dhe të rikthehet në ekran me një serial të ri.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]