Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ndahet nga jeta aktori e regjisori shqiptar

nga Revista Kosovarja

Aktori dhe regjisori i njohur shqiptar Anastas Nika ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare.

Nika vuante nga një sëmundje e rëndë tash e një vit, por pavarësisht donacioneve të mbledhura për shërimin e tij, Nika nuk ia ka dalë të jetojë.

Lajmin për ndarjen nga jeta të artistit e ka bërë të ditur djali i tij Enea përmes një postimi në Facebook.

Moneytizer Paragrafi 4

Nika ka ndërruar jetë në spital në Athinë, derisa varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në orën 13 në varrezat e Sarandës.

Nika ka realizuar rreth 130 role në skenë, kinema dhe televizion, si dhe ka shkruar e shfaqur në skenë mbi 70 vepra e shfaqje të gjinive të ndryshme letrare.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]