fbpx

Ndahet nga jeta Ardi Daullxhiu, “i mjeri më i famshëm në Shqipëri”

nga Revista Kosovarja

Ardi Daullxhiu, personazhi i njohur nga Durrësi, është ndarë nga jeta ditën e sotme. I etiketuar si “i mjeri më i famshëm në Shqipëri”, Ardi Daullxhiu humbi jetën për shkak të infarktit.

Mësohet se ka qenë duke shitur fara në treg kur u ndje keq dhe u nis me biçikletë drejt urgjencës së Spitalit të Durrësit.

Fatkeqësisht, sapo mbërriti aty, u rrëzua përtokë për shkak të goditjes në zemër. Mjekët nuk mundën të bënin asgjë për ta shpëtuar.

Ardi Daullxhiu ka qenë i ftuar disa herë në emisionin “Zonë e Lirë” dhe studio të tjera ku bënte apel për ta ndihmuar për shkak të vështirësive ekonomike.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]