fbpx

Ndahet nga jeta në moshën 102-vjeçare ikona e modës, Iris Apfel

nga Revista Kosovarja

Iris Apfel, ikona e modës, ka ndërruar jetë në moshën 102-vjeçare, teksa lajmi është bërë i ditur fillimisht nga një postim në llogarinë e saj në Instagram, ku bashkangjitur me një foto e dizajneres shkruhet: “Iris Barrel Apfel, 29 gusht – 1 mars 2024”.

Ndarja e saj nga jeta më pas u konfirmua nga zëdhënësi, Stu Loeser, i cili për “New York Times” bëri me dije se se ikona e dizajnit kishte mbyllur sytë përgjithmonë në shtëpinë e saj, në Palm Beach, teksa nuk është bërë me dije ende shkaku i vdekjes.

Për ju që nuk e dini, Apfel ka një karrierë legjendare në botën e modës, ndërsa njihet po ashtu për veshjet e saj shumëngjyrëshe, sidomos për syzet e mëdha dhe bizhuteritë, të cilat përecse kanë frymëzuar publikun ndër vite, po ashtu kanë shërbyer edhe si burim frymëzimi edhe për një ekspozitë në “Metropolitan Museum of Art’s Costume Insititute”, e zhvilluar në vitin 2005.

Apfel e nisi rrugëtimin e saj në botën e reklamave, aty ku fillimisht punonte si copywriter në “Women’s Wear Daily”, teksa në këtë periudhë nisi mentorimi nga Elinor Johnson, që ishte një dizajner interiori mjaft i njohur për kohën. Në vitin 1948, ajo u martua me Carl Apfel, teksa nisi me bashkëshortin e saj një firmë materialesh tekstike, mjaft të suksesshme, nga e cila hoqën dorë 44 vite më vonë. Ndërkohë, sa i takon karrierës në fushën e dizajnit dhe restaurimit Iris ka qenë pjesë e disa projekteve mjaft të rëndësishme, si rinovimi i Shtëpisë së Bardhë për 9 presidentë: Harry S. Truman, Dwight D. Eisenhower, John F. Kennedy, Lyndon B. Johnson, Richard Nixon, Gerald Ford, Jimmy Carter, Ronald Reagan dhe Bill Clinton.

Përvecse ikonë modë, Apfel ka qenë edhe pedagoge e jashtme në universitetin “Texas-Austin”.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]