Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

‘Ndarja ndikoi’, Kejsi ka dy fjalë për Brikenën pas ribashkimit me Mateon

nga Revista Kosovarja

E ftuar së fundmi në “Top Albania Radio”, Kejsi, motra e Mateos, ka ndarë disa detaje lidhur me marrëdhënien e vëllait të saj me Brikenën. Ajo u ndal specifikisht te periudha e ndarjes së tyre dhe ribashkimi i pritshëm, duke treguar se si ndikoi kjo situatë tek ata.

Mbi artikull

E pyetur se si e përjetuan ata distancën nga njëri-tjetri, Kejsi pranoi hapur se ndarja kishte pasur ndikimin e vet tek të dy. Ajo shpjegoi se kur jeton për muaj të tërë në të njëjtën shtëpi, nuk është aspak e lehtë të mësohesh apo të normalizohesh me ndarjen.

Më tej, Kejsi i cilësoi të dy, si Mateon ashtu edhe Brikenën, si personazhe mjaft “kokëfortë”.

Gjatë intervistës, kur u pyet se çfarë këshille i ka dhënë të vëllait për të kaluar këtë krizë apo për menaxhimin e marrëdhënies me Brikenën, Kejsi tregoi se ka preferuar të qëndrojë neutrale. Ajo u shpreh se nuk i ka dhënë asnjë këshillë Mateos, duke qenë se në çështjet dhe temat e zemrës preferon që gjithmonë të mos ndërhyjë.

Moneytizer Paragrafi 4

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania.radio)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]