fbpx

Ndërroi jetë në Amerikë veterani i arsimit Bali Selimaj

nga Revista Kosovarja

I njohuri emër në Guci, Plavë e rrethinë të Malësisë së Madhe, veterani i arsimit, Bali Bajram Selimaj, ka ndërruar jetë sot në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Baliu ka punuar arsimtar i shkollës shqipe në Guci e rrethinë dhe veçohej edhe për kontributin në hapjen shkollave në këto anë, konkretisht në Guci e Plavë.

Ai, në saje të punës dhe guximit të tij, ka kontribuar shumë për të mbajtur gjallë frymën dhe rezistencën ndaj regjimit antishqiptar që është bërë në këto troje.

Bali Selimaj, në anën ku jetoi dhe punoi, ka qenë dhe mbetët shembull, posaçërisht për familjen e tij të ngushtë dhe të gjerë, si njeri i rrallë me virtyte të larta, i arsimuar dhe i ngritur në aspektin intelektual, i sinqertë, human dhe me kulturë të gjerë njerëzore.

Për Baliun puna në arsim ishte mision i shenjtë. Puna me nxënës gjithmonë i kishte dhënë inspirim të veçantë dhe përjetime të shumta.

E, mu këto gjëra bën që ai të jetë këmbëngulës në punën e tij, konsekuent në detyrën e shenjtë të arsimtarit.

Ai u bëri ballë sfidave e furtunave të kohës, që synim kishin mbylljen e shkollave shqipe në trevat ku u lind, jetoi dhe punoi.

Andaj, kontributi i tij do të mbetët i pamohueshëm dhe frymëzim për brezat e tashëm dhe ata që do të vijnë…

Vdekjen e veteranit të arsimit, Bali Selimajt, e publikoi familja e tij në Nju-Jork.

E, varrimi i tij do të bëhet në vendlindje, në Guci. /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]