fbpx

Ndërroi jetë papritur TikTok-eri i njohuri në moshën 26 vjeçare

nga Revista Kosovarja

Është ndarë papritur nga jeta TikTok-eri i famshëm grek, në moshën 26 vjeçare.

Ky lajm ka qenë mjaft i trishtë për përdoruesit e rrjeteve sociale që kanë hasur Manolis Vavourakis.

Manolo ishte bërë viral përmes rrjeteve sociale sepse i pëlqente të këndonte acapella. Në fakt, Alexandros Kopsialis e kishte vënë në kontakt me Eleni Foureira dhe kishin kënduar së bashku “Aeraki” që ishte kënga e preferuar e Manolos.

Ai kishte marrë pjesë edhe në audicionet e X-Factor.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur në Instagram Alexandros Kopsialis dhe Super Kiki.

“Nuk e prisja kurrë që do të bëja një histori të tillë për këtë fëmijë. Shpresoj te ikesh e qeshur dhe e lumtur sa te kujtoj ty! Udhë të mbarë Manolo”, ka shkruar Alexandros Kopsialis./vizionplus.tv


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]