Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ndërron jetë aktori i njohur i humorit në Shqipëri, Zef Deda

nga Revista Kosovarja

Është ndarë nga jeta me një prej figurave më të dashura dhe të nderuara të humorit shqiptar, aktori Zef Deda.

Mbi artikull

Lajmi i trishtë është konfirmuar nga vet djali i tij, i cili ka bërë të ditur lajmin se babai i tij ndërroi jetë pasi prej kohësh përballej me një sëmundje të rëndë.

Zef Deda, i cili lindi në qytetin e Shkodrës më 27 korrik 1950, e nisi karrierën e tij në moshë të re pranë teatrit “Migjeni”.

Me një karrierë të jashtëzakonshme që zgjati më shumë se 40 vjet, Deda bëri emër me performancat e tij të jashtëzakonshme në skenë dhe kontribuoi ndjeshëm në zhvillimin e humorit shqiptar.

Moneytizer Paragrafi 4

Ai u largua nga Shqipëria për një periudhë gjashtëvjeçare për shkak të emigrimit, por kthimi i tij në atdhe në vitin 1996 i gjeti fansat e komedisë duke e pritur me padurim.

Zef Deda ishte i martuar me Rozina Dedën, dhe bashkë kanë dy djem, Marion dhe Julianin, i cili është gjithashtu aktor i njohur i humorit në Shqipëri.

Humbja e Zef Dedës shënon një kapitull të mbyllur në historinë e arteve performative në Shqipëri. N

dërsa komuniteti artistik dhe dashamirët e teatrit shprehin ngushëllimet e tyre, vepra dhe kujtimi i Zef Dedës do të mbeten të pavdekshme në zemrat dhe mendjet e shumë shqiptarëve që u rritën dhe u frymëzuan nga shpirti dhe fryma e tij e paharrueshme.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]

mposun

slot pulsa

situs slot gacor

slot 10k

mposun

mposun

slot qris

situs toto

slot toto

slot toto

mposun

slot dana

mposun

toto slot/

mposun

slot10k