Aktorja e njohur japoneze ka ndërruar jetë pasi ra nga hoteli ku po qëndronte.
Bëhet fjalë për 35-vjeçaren Sayaka Kanda, e cila u gjet në zonën e jashtme të katit të 14-të të hotelit 22-katësh ku ajo po qëndronte.
Ajo u dërgua në spital ku u shpall e vdekur nga mjekët.
Kanda, e cila ishte zëri i Princeshës Anna në versionin japonez të filmit të animuar të “Walt Disney” të vitit 2013 “Frozen”, ishte vajza e aktorit japonez Masaki Kanda dhe këngëtares Seiko Matsuda.
“Na vjen shumë keq që u japim një lajm të tillë të gjithë fansave që na mbështetën dhe të gjithë njerëzve që u kujdesën për ne. Ne ende nuk jemi në gjendje ta pranojmë vdekjen e saj dhe po përpiqemi ta përballojmë atë”, tha agjencia e Kanda.
Hetuesit e policisë vazhduan të hetojnë nëse Kanda i mori jetën vetes ose nëse vdekja e saj ishte rezultat i një aksidenti tragjik.