Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ndërron jetë avokati i njohur gjakovar

nga Revista Kosovarja

Ka ndërruar jetë avokati i njohur nga Gjakova, Avdi Rizvanolli, në moshën 75-vjeçare.

Mbi artikull

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Oda e Avokatëve të Kosovës, e cila ka shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e një profesionisti të përkushtuar dhe një figure të respektuar të komunitetit juridik në vend.

Sipas njoftimit, avokati Rizvanolli ndërroi jetë më 25 janar 2026, ndërsa gjatë karrierës së tij shumëvjeçare u dallua për integritet, korrektësi dhe angazhim të palodhshëm në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.

“Oda e Avokatëve të Kosovës ka pranuar me dhimbje të thellë lajmin për ndarjen nga jeta të avokatit Avdi Rizvanolli. Kontributi i tij në fushën e drejtësisë do të mbetet i paharruar dhe do të kujtohet me respekt të veçantë nga kolegët dhe i gjithë komuniteti juridik”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]