Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ndërron jetë Faik Ramadani, babai nga Reçaku të cilit ju vranë tre djemtë në luftë

nga Revista Kosovarja

Mbrëmë ka vdekur Faik Ramadani nga Reçaku.

Mbi artikull

Për vdekjen e tij kanë njoftuar familjarët e të ndjerit në rrjetet sociale.

Ramadani ishte babai i tre djemëve Fatmirit, Saliut dhe Nexhatit, të cilët ishin vrarë në Reçak më 15 janar 1999. Ai ishte edhe personi më i moshuar në fshatin Reçak.

“Pak orë me parë, ka ndërruar jetë Haxhi Faik Ramadani, me i moshuari i fshatit, i cili dha shumë për çlirimin e vendit 3 djemtë e tij, por ishte shumë i fort, krenar dhe durimtar, Zoti e shpërbleftë me Xhennet! Ishte njeri me vlera të mëdha, ngushëllime familjes!”, thuhet në njoftimin për vdekjen e tij.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]