Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ndërron jetë këngëtarja e njohur

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja britanike nga Manchester, Denise Johnson, është ndarë nga jeta në moshën 53-vjeçare, shkruajnë mediat e huaja.

Lajmi është konfirmuar pasditen e sotme nga një mik i saj në Twitter dhe më pas edhe nga familjarët.

Thuhej se prej një jave ajo ishte e sëmurë por të premten, pasi kishte folur me disa miq, këngëtarja kishte thënë se ndihej shumë më mirë. Ende nuk ka asnjë informacion zyrtar për shkakun e vdekjes.

Pas lajmit të trishtë, edhe kolegia e grupit “Happy Mondays”, Rowetta, ka shprehur dhimbjen për Denise duke u ndalur te zëri i saj brilant.

Moneytizer Paragrafi 4

“Lajm i trishtë. Kam kaq shumë kujtime nga Denise kur ishim të reja. Humbje e madhe për Manchester-in dhe për muzikën. Ngushëllime familjes dhe të dashurve”, ishin fjalët e tyre ngushëlluese.

Denise njihej për vokalin e muzikës së lehtë e ritmike afro-britanike të viteve 1990-të, me grupin “Primal Scream” dhe albumin e tyre të famshëm “Screamadelica”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]