Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ndërron jetë në Kanada, ish- luftëtari i UÇK-së, Arjan Latifi

nga Revista Kosovarja

Dje, papritmas ka ndërruar jetë ish- luftëtari UÇK-së , Arjan Latifi , shkruan Kosovarja .

I ndjeri, dha një kontribut të jashtëzakonshëm në luftën çlirimtare, po aq edhe në kohën e pasluftës .

Ishte luftëtar i hershëm, qysh prej njësiteve të para të asaj kohe.

Burrë i fjalës, i guximshëm e optimist i madh.

Moneytizer Paragrafi 4

Lajmin e ka bërë të ditur Rafis Aliti- Mësuesi në emër tē Komandantit të Brigadës 115, përmes një shkrimi në rrjete sociale :

Ka ndërruar jetë Arjan Latifi, luftëtar i Br. 115 të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK).

Arjani ka qenë i punësuar në Sh.A. “Posta e Maqedonisë së Veriut”. Qe nga 2022 Ariani emigroi në
Kanada së bashku me familjen ku edhe ka ndërruar jetë .

Në emër të Komandantit të Br. 115 të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UCK) z. Rafis Aliti –
Mësuesi, në emër të bashkëluftëtarëve Br. 115 të UÇK- së dhe kolegève të punës , i shprehim
ngushëllime familjes Latifi.

Për varrimin e të ndjerit bashkëluftëtarit tonë Arianit, do tè ju informojë familja Latifi në mënyrë plotësuese.

Ngushëllime për luftëtarin e lirisë, familjes Latifi në Kondovë dhe në Toronto dhe gjithë të njohurve të Arianit të UÇK- së. /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]