Ish-konkurrentja e Miss Bota ka ndërruar jetë në moshën 26-vjeçare pas një beteje dyvjeçare me kancerin. Mediat e huaja shkruajnë se është fjala pë4r Sherika De Armas, e cila fatkeqësisht u nda nga jeta këtë javë.
Dy vjet më parë modelja e njohur u diagnostikua me një lloj kanceri të qafës së mitrës të quajtur kanceri i mitrës dhe iu nënshtrua trajtimeve të shumta për të ndaluar përhapjen e sëmundjes vrasëse.
Kujtojmë se ylli fitoi famë kur u bë Miss Uruguai në vitin 2015 dhe përfaqësoi vendin në Miss Bota në të njëjtin vit.
Trashëgimia e saj si Miss Uruguai ishte padyshim e madhe.
Lola de los Santos, e cila fitoi Miss Uruguai në vitin 2021, shkroi: “Do të të kujtoj gjithmonë, jo vetëm për gjithë mbështetjen që më ke dhënë dhe për sa shumë ke dashur të më shohësh të rritem, por për dashurinë tënde, gëzimin tënd”.