fbpx

“Ndërron jetë nëna e Luizit”, reagon profili zyrtar i konkurentit të BBVA

nga Revista Kosovarja

Një lajm i rëndë ka qarkulluar në media ku shkruhej se nëna e Luiz Ejllit është ndarë nga jeta.

Megjithatë për të përgënjeshtruar lajmin ka reaguar profili zyrtar i banorit të Big Brother Vip Albania që përdoret nga miqtë e tij.

“Ju lutem tregohuni të kujdesshëm. Nuk e kuptoj arsyen e këtyre lajmeve të rënda dhe të rreme. Mami i Luizit gëzon shëndet të plotë. Kjo që bëni nuk është njerëzore”, shkruhet në instagramin zyrtar te Luizit.

E ëma e Luizit gëzon shëndet të plotë dhe jeton në SHBA, madje pak javë më parë i dërgoi një letër djalit të saj brenda shtëpisë.

 

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]