fbpx

Ndërron jetë prezantuesi i njohur i radios

nga Revista Kosovarja

Ka ndërruar jetë në moshën 98 vjeçare prezantuesi më i njohur i radios në botë Reinaldo Maria Cordeiro.

Sipas medieve të huaja, ai ishte cilësuar nga Guinness në vitin 2000 si më i qëndrueshmi në punën e tij prej më shumë se 7 dekadash në transmetim.

Fansat e quanin “Uncle Ray” dhe admironin tek ai rrymën muzikore që ai e përcillte tek të gjithë brezat dhe intervistat interesante. Cordeiro vdiq të premten në Hong Kong, i rrethuar nga familja dhe miqtë, të cilët kënduan “You’ll Never Walk Alone”, si lamtumirë, tha një komitet që organizoi funeralin e tij.

Cordeiro kishte punuar në pjesën më të madhe të viteve në radion më të famshme të Hong Kong-ut dhe kishte intervistuar shumë ikona të muzikës pop si: Beatles, Bee Gees, Ella Fitzgerald dhe Frank Sinatra. Mësohet se miqtë dhe të afërm i dhanë lamtumirën duke i kënduar “You’ll Never Walk Alone” gjatë ceremonisë funerale.

I lindur në Hong Kong në vitin 1924, Cordeiro ishte i pesti nga gjashtë fëmijët në një familje me prejardhje nga emigrantët portugezë.

Ai punoi si drejtor burgu dhe nëpunës banke përpara se t’i futej muzikës dhe transmetimit, ndërsa shfaqja e tij e parë u dha në Radio Rediffusion në 1949. Programi i tij në orët e vona të natës i quajtur “All The Way With Ray” filloi në vitin 1970 dhe u bë emisioni radiofonik më i suksesshëm i stacionit.

Ai thuhet se kishte probleme me zemrën gjatë viteve të fundit dhe u shtrua në spital janarin e kaluar pasi pësoi një goditje në tru.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]