Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ndërron jetë zyrtari i LDK-së

nga Revista Kosovarja

Ka ndërruar jetë zyrtari u Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shyqeri Mehmeti, raporton Gazeta Blic.Lajmin e ka bërë publik ish- deputeti i kësaj partie, Adem Salihaj përmes një postimi më Facebook.“Ai do të mbahet gjatë në mend për veprat e tija të mira.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, ka shkruar ai.

Shënimi i plotë:
Paska ndërruar jetë veprimtar i devotshëm i LDK-së dhe i çështjes kombëtare, Shyqeri Mehmeti.Shyqeri Mehmeti ishe disa vite kryetar i nëndegës së VI, si dhe shumë vite anëtar i kryesisë së degës së LDK-së në Ferizaj, një veprimtar i palodhshëm i situatave të vështira, njeri i drejtë dhe i guximshëm.

Ishte disa mandate drejtor i Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, me ç’rast u shqua si menaxher dhe organizator i mirë, duke u dalë në ndihmë të gjithë atyre që patën nevojë për shërbimet e këtij institucioni.

Moneytizer Paragrafi 4

Shyqeri Mehmeti ishte mik dhe bashkëpunëtor i imi, duke më përkrahur dhe duke më qëndruar pranë edhe në situata të vështira.Ai do të mbahet gjatë në mend për veprat e tija të mira.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]