fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Ndërtimi i banesave për çiftet e reja kosovare, fillon këtë vit

nga Revista Kosovarja
2 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Projekti për ndërtimin e banesave për çifte, i premtuar nga Qeveria e Kosovës, do të fillojë të zbatohet gjatë këtij viti. Arkitekti kosovar, Valdet Osmani, ka thënë se së pari duhet të qartësohet metoda e pagesës për çifte, pastaj kush do të jetë pronari dhe disa çështje të tjera. Ndërsa ndërtuesi, Jahir Morina, po konsideron se çifteve në Kosovë do t’u duhet 12 deri në 15 vite për ta paguar kredinë për këto banesa.

Një projekt i qeverisë synon të strehojë 4 mijë çifte të reja në Kosovë. Kështu ka deklaruar kryeministri Albin Kurti, i cili ka thënë se ky projekt do të zbatohet për herë të parë në vendin tonë.

Arkitekti kosovar, Valdet Osmani, tha se lidhur me këtë projekt duhet së pari të përcaktohet metoda e pagesës nga çiftet, kush do të jetë pronari e disa çështje të tjera. Ai tha se ka raste jashtë vendit ku pronar i këtyre banesave 50% është komuna, e 50% blerësi.

“Unë do kisha propozuar që së pari të përcaktohet metoda e pagesës nga çiftet. Pra, duhet sqaruar se ato çifte a mund ta shesin banesën me vonë apo jo. Ka disa vende ku kjo formë realizohet mirëpo gjithmonë atje 50% është pronar vetë komuna apo vetë shteti, e pjesa tjetër, pronësinë mund ta shesë vetëm me pëlqim të komunës e atëherë kjo e ulë koston e shitjes. Pra, komuna është vetëm njëfarë bashkinvestitori, liron koston, bëhet kosto e përballueshme për çifte të reja, mirëpo nuk mund të abuzohet më me ato banesa të shiten apo stërshiten me çmime të mëdha. Projekti duhet të definohet edhe në cilat zona do të ndërtohen si dhe përparësitë se kush mund të fitojë të drejtën për blerje”, tha Osmani.

E për ndërtuesin Jahir Morina, ky projekt nuk është i lehtë të realizohet. Ai tha se çifteve do t’u duhej 12 deri në 15 vjet ta paguajnë kredinë.

“Duhet të jetë një projekt në partneritet publiko-privat, ndërsa çiftet e reja të cilët do të përfitojnë duke e pasur parasysh pagën bazë që është në Kosovë, do t’iu duhet 12 deri në 15 vite ta kryejnë kredinë për blerjen e banesave të reja”, tha Morina.

Kësti mujor për blerje të këtyre banesave është thënë se do të jetë 120 me 120 deri në 150 me 150 euro, që do të ndahet ndërmjet çiftit bashkëshortor. Ndërsa ende nuk është bërë e ditur se kur do të jenë të gatshme për banim këto ndërtesa.

Për këtë çështje është aprovuar kredia prej 25 milionë eurosh nga Banka për Zhvillimin e Kosovës.

Ministria e Mjedisit, me datë 16 shkurt 2022 ka nënshkruar marrëveshje me “International Finance Corporation (IFC)” për banim me kosto të përballueshme. IFC-ja me datë 01 shkurt 2023, ka prezantuar para ministrit të Mjedisit, Liburn Aliu, studimet se si ky projekt mund të realizohet në Kosovë. Kostoja e ndërtimit për këtë projekt është përafërsisht 200 milionë euro. Projekti do të fillojë të zbatohet gjatë këtij viti dhe lokacionet e siguruar deri më tani janë Prishtina, Peja dhe Gjilani.


Etiketa: Banesa

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Stoltenberg paralajmëron: Dhuna e kthen Kosovën prapa

1 orë më parë
Aktuale

Reagon LDK: Kosova po përfundon në përplasje me Perëndimin, po bie në grackën e Serbisë

1 orë më parë
Aktuale

Hovenier: Qeveria nuk i koordinoi veprimet e së premtes me SHBA-në

4 orë më parë
Aktuale

Njoftim për shitjen e biletave të finales së Kupës së Kosovës

4 orë më parë
Aktuale

Sulm në veri ndaj operatorit Berat Bahtiri

5 orë më parë
Aktuale

Sekretarja e OSBE-së dënon dhunën e djeshme në veri

5 orë më parë
Postimi tjetër

Artani e uron gruan për ditëlindje me fjalë të veçanta

3 shenjat e Horoskopit që mund t’ju tradhtojnë shumë lehtë

A lejohet përgatitja e ushqimit në Ramazan për ata që nuk agjërojnë?

TË FUNDIT

Këta persona nuk duhet të pinë kafe

19 minuta më parë

Kafeja definitivisht mund të përkufizohet si një eliksir shëndetësor. Është zbuluar se zvogëlon rrezikun e kancerit të prostatës, zvogëlon rrezikun...

“Për mua Big-u ka mbaruar…”, ish-banorja u përgjigjet fansave

34 minuta më parë

Personazhet e njohur të ekranit kanë gjetur një mënyrë se si të qëndrojnë pranë fansave të tyre. Ata janë mjaft...

Vivi e Getinjo kapen mat në Ferizaj

49 minuta më parë

Ka kohë që mes dyshes së njohur Vivien dhe Getinjo “kishte marrë fund gjithçka”. Të paktën kështu na lanë të...

Postoi foton e tyre duke u puthur pas shumë vitesh, Soni Malaj ka diçka për t’i thënë Flori Mumajesit

1 orë më parë

Para pak javëve Flori Mumajesi u kthye shumë pas në kohë duke ndarë në mediat sociale foton e famshme të...

Stoltenberg paralajmëron: Dhuna e kthen Kosovën prapa

1 orë më parë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it janë të papranueshme dhe duhet...

Dafina Zeqiri me vello në restorant- A po martohet këngëtarja?

1 orë më parë

Gjërat më të mira ndodhin papritur”- e veshur me fustan nusërie, Dafina Zeqirit kaq i mjaftoi që të shtonte dyshimet...

MË TË LEXUARAT

Facebook tregon se çfarë ndodh me llogaritë e përdoruesve që vdesin

Situata në Veri, reagon Stresi: “Le t’vin k*rvat se gati na kanë…”

Yllka Kuqi dashurohet për herë të dytë

Diola Dosti tregon se tradhtia ishte arsyeje e ndarjes me bashkëshortin

Sveçla pas takimit me kryetarin e Leposaviqit: Jemi të bindur se do t’i tejkalojmë të gjitha vështirësitë

Pesë arsye pse duhet t’i lani këmbët para gjumit

Reshje të dendura atmosferike, në këto vende ka reduktime të ujit

Nora Istrefi një yll i pashuar i estradës

Seriali “Rrushe” u transmetua me titra shqip nga Top Channel, reagon Fatmir Spahiu

Robert Bojaj me urim special për të voglën e tij

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist