Reperi i njohur, Drake u detyrua që të anulonte koncertin e tij Young Money pasi rezultoi pozitiv për Covid-19. Reperi kanadez do të ndante skenën me Nicki Minaj dhe Lil ëayne në shfaqjen që do të zhvillohej të hënën në OVO Fest në vendlindjen e tij, Toronto.
Reperi 35-vjeçar premtoi se do ta riplanifikonte shfaqjen në “datën më të shpejtë të mundshme”. “Jam vërtet i dëshpëruar të them se kam rezultuar pozitiv në testin për Covid dhe shfaqja Young Money Reunion e planifikuar për sonte po riplanifikohet në datën MË SHPEJTË të mundshme.
“Young Money” do të zhvillohej në OVO Fest, me të në skenë, Lil Wayne dhe Nicki Minaj. Ribashkimi i shumëpritur do të kishte shënuar herën e parë në shtatë vjet që Drake, Lil Wayne dhe Nicki Minaj performuan së bashku.