fbpx

Ndihmëssekretari i NATO-s kërkon hetim të plotë dhe transparent për sulmin në Ibër-Lepenc

nga Revista Kosovarja

Ndihmëssekretari i NATO-s Tom Goffus, e ka pritur në takim presidenten e Kosovës Vjosa Osmanin.

Goffus dhe Osmani, kanë diskutuar edhe për sulmin e 29 nëntorit në kanalin e Ibër-Lepencit. Ai e dënoi këtë sulm të shkaktuar në infrastrukturën kritike, në fshatin Varagë të Zubin Potokut.

Ndihmëssekretari i Aleancës Veriatlantike kërkoi hetim të plotë dhe transparent lidhur me ngjarjen.

“Të gjitha faktet duhet të vërtetohen përmes një hetimi transparent dhe të plotë. KFOR-i mbetet vigjilent. Koordinimi me KFOR-in është kyç për stabilitetin rajonal”, tha ai.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]