Së fundmi dyshja teksa kanë diskutuar për Vedat Bajramin dhe ofendimet që ai bëri ndaj Xhulit, ata kanë acaruar sërish raportet.
Në debatet e sipër të dy nuk kanë gjet gjuhën e përbashkët duke hasur në kundërshtimet me mendimet rreth situatave të fundit në shtëpi.
“Kur ofendohet një histori e një femre ku lihen pikëpyetje nëse është e vërtetë apo dhe thuhet komandant e Dubait, janë fjalë të rënda, akuza të rënda, populli duhet të zgjohet në këmbë që t’i luftoj këto dukuri negative”, i tha Xhuli-Stresit.
Reperi në anën tjetër iu kundërvu duke i thënë se nuk është një gjë me kaq rëndësi sa populli të zgjohet në këmbë për të reaguar.