Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ndjekësit shqetësohen për shtatzëninë e saj, reagon Genta Ismajli

nga Revista Kosovarja

Genta Ismajli dhe partneri i saj turk, Usta, do të bëhen prindër jo të një, por të dy fëmijëve. Binjakët e çiftit do të jenë bebe të janarit.

Mbi artikull

Së fundmi, ajo ka marrë të gjithë vëmendjen me publikimin e shumë fotografive dhe më pas të një videoje ku dokumentohet festa e pritjes së ëmbël.

Por, shqetësimet u ngritën kur nga llogaria e saj në Instagram janë fshirë disa fotografi që shfaqnin këngëtaren me barkun e rrumbullakosur.

Shumë ndjekës të shqetësuar kanë kontaktuar këngëtaren për të kuptuar se nëse ka ndodhur diçka me gjendjen e saj shëndetësore. Ishte këngëtarja ajo që qetësoi ujërat me anë të një reagimi në Instagram.

Moneytizer Paragrafi 4

“Pas një problemi me Instagram, ku më saktë Instagrami im është keqpërdorur dhe janë fshirë disa nga fotografitë e mia dhe shumë njerëz kanë marrë mesazhe nga më të ndryshmet, unë ju kërkoj falje për çdo mesazh që keni marrë gjatë kësaj kohe”, shkruan këngëtarja në postimin e saj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]