Me të nisur spektakli i Big Brother VIP Albania, Arbana ka bërë të ditur se sonte Fifi do të futet sërish në shtëpi, por kësaj radhe për të surprizuar dikë.
Vet këngëtarja ka treguar se do jetë ajo që sonte do të futet sërish në shtëpinë e Big Brother VIP për të surprizuar një nga mikeshat e saj më të mirë gjatë qëndrimit atje, Monika Lubonjën.
Fifi nga oborri është futur brenda shtëpisë së “BBV” duke u shprehur se dëshiron të dëgjoj aromën e shtëpisë.
Fifi përqafoi të gjithë banorët veçanarisht Donaldin për të cilin kishte edhe disa këshilla.