Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ndodh shpërthim i madh në qendër tregtare

nga Revista Kosovarja

12 persona kanë pësuar lëndime të rënda pas një shpërthimi që ndodhi sot orës 12:00, në një lokal afarist në fshatin Preoc të Graçanicës.

Mbi artikull

Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se 7 personave u janë shkaktuar djegje të rënda dhe ata aktualisht ndodhen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“13 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente, të gjithë për momentin jashtë rrezikut për jetën. 3 nga ta kanë lëndime në kokë, 1 ka pësuar lëndime në dorë, 7 djegie fytyrës dhe duarve, 1 lëndim shpinë, 1 lëndime gishtrinjve”, ka thënë zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

Moneytizer Paragrafi 4

Shkaktar i këtij shpërthimi dyshohet të jetë një bombolë gazi.

Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit si edhe të gjitha njësitet e nevojshme policore për ekzaminimin e vendit të ngjarjes, të cilët aktualisht po punojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat, të cilat kanë të bëjnë me rastin.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]