fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Ndotja e mjedisit nga lëndët plastike “bombë me sahat”

nga Revista Kosovarja
4 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Sasitë e mëdha të mbetjeve plastike rëndojnë sistemet ekologjike. OKB-ka kërkon t’i japë fund ndotjes nga lëndët plastike me anë të një marrëveshjeje të detyrueshme. Bisedimet për të cilën janë duke u zhvilluar në Paris.

Bisedimet e OKB-së për të arritur një marrëveshje ndërkombëtare për të ulur ndotjen nga plehrat plastike filluan në Paris me një thirrje urgjente për të vepruar. Drejtoresha e programit UNEP, program i OKB për mjedisin, Inger Andersen tha se plastikat që hidhen poshtë pas përdorimit “janë duke u marrë frymën sistemeve tona ekologjike”. E vërtetë është po ashtu, “që ne nuk mund ta luftojmë këtë problem me anë të riciklimit”.

Në një video-mesazh transmetuar në hapje të konferencës, Presidenti francez Emmanuel Macron, e quajti ndotjen e mjedisit nga mbetjet plastike “bombë me sahat”, e cila e ka marrë botën peng që sot.

Plehrat plastike shkaktojnë rreziqe për shëndetin e njeriut, për shumëllojshmërinë e llojeve dhe për klimën. Prioritet duhet të jetë reduktimi i prodhimit të lëndëve plastike dhe ndalimit “sa më shpejt të jetë e mundur” të prodhimit të lëndëve plastike njëpërdorimshe të cilat dëmtojnë mjedisin, tha presidenti francez.

Nëse nuk veprojmë që sot për të sjellë ndryshimet, atëherë deri në vitin 2060 plehrat plastike do të jenë trefishuar. Ai kërkoi po ashtu t’i jepet fund eksportit të plehrave plastike nga vendet e industrializuara në jugun global.

Kryetari i komitetit ndërkombëtar të bisedimeve të Parisit, Gustavo Meza-Cuadra Velásquez, foli për një sfidë të madhe të cilën e njohin të gjithë pjesëmarrësit e konferencës, “por ajo është e pashmangshme”. Vendet, toka, uji, ajri dhe trupi i njeriut janë prekur nga plastika. Ky problem mund të zgjidhet vetëm nëse bashkëpunojnë të gjithë. Nevojitet një marrëveshje e drejtë dhe efektive, e detyrueshme me ligj, që të garantojë se plehrat janë gjëja e fundit që duhet lejuar.

Deri më 2024 duhet të jepen zgjidhje për trajtimin e plastikës

Takimi i tanishëm i Parisit është raundi i dytë i bisedimeve ndërshtetërore për të arritur në një marrëveshje të tillë. Shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara duan që deri në fund të 2024 t’i japin fund ndotjes me plehra plastike. Planet parashikojnë që deri në vitin 2024 të mbahen gjithsej pesë raunde bisedimesh.

Në takimin e Parisit, që zgjat deri ditën e premte, marrin pjesë vendet anëtare të OKB si dhe organizata joqeveritare, shkencëtarë dhe sindikata. Vitin e kaluar 175 shtete premtuan që deri në vitin 2024 të bien dakord për një marrëveshje të detyrueshme për të luftuar ndotjen plastike të mjedisit dhe të ujrave.

Lëndët plastike ndodhen kudo: jo vetëm në veshje, lëndë ndërtimi, paketime, pelena, akullin polar dhe barkun e peshqve që jetojnë në thellësi të deteve, por edhe në gjakun e njeriut, madje dhe qumështin e nënës janë vërejtur tashmë pjesëza plastike. Dy të tretat e sasisë prej 460 milionë tonësh lëndë plastike të prodhuara së fundi, hidhen poshtë pas një përdorimi ose pas një përdorimi të pakët. Vetëm dhjetë përqind e sasisë së prodhuar të lëndëve plastike futet në riciklim.

Përveç kësaj, produket plastike të prodhuara nga nafta e papërpunuar përshpejtojnë ndryshimin e klimës. Në vitin 2019 ato shkaktuan 1,8 miliardë tone gazra që shkaktojnë efektin serrë duke qenë kështu përgjegjës për 3,4 përqind të gazrave të dëmshme të botës./DW


Etiketa: OKB

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Ndizen qirinj, nderohet vepra e policit të vrarë sot në detyrë

11 minuta më parë
Aktuale

Përfundon aksioni i Policisë së Kosovës në Manastirin Banjskës

18 minuta më parë
Aktuale

Postimi prekës i policit për kolegun e vrarë: Ishte shok prej më të mirëve

25 minuta më parë
Aktuale

Rama: Në këto momente, të gjithë duhet të qëndrojmë bashkë

42 minuta më parë
Aktuale

Borrell në telefon me Kurtin dhe Vuçiqin: Pas sulmit të tmerrshëm dhe frikacak terrorist, sulmuesit të dorëzohen menjëherë

44 minuta më parë
Aktuale

Kurti: Rrugën që e ndriti Afrim Bunjaku do ta vazhdojmë pa kompromis

49 minuta më parë
Postimi tjetër

Rita Ora surprizohet nga fansi me tatuazhin e veçantë

Shoferi e dërgon pulën me udhëtim “luksoz” në Skënderaj

Flet zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovë: Serbia të heqë ushtrinë nga kufiri

TË FUNDIT

Ndizen qirinj, nderohet vepra e policit të vrarë sot në detyrë

11 minuta më parë

Në nderim të veprës dhe jetës së policit të vrarë kosovar, Afrim Bunjakut, në komunën e Prishtinës, janë ndezur qirinj....

Përfundon aksioni i Policisë së Kosovës në Manastirin Banjskës

18 minuta më parë

RTV Dukagjini raporton se aksioni i Policisë së Kosovës në Manastirin Banjskës ka përfunduar, teksa ka shtuar se policia është...

Postimi prekës i policit për kolegun e vrarë: Ishte shok prej më të mirëve

25 minuta më parë

Njëri nga kolegët e rreshterit policor që u vra sot, Afrim Bunjaku, i cili ishte në detyrë bashkë me të...

Tayna me bikine shkon për të marrë infuzion

41 minuta më parë

Reperja shqiptare Tayna, disa ditë më parë mori shumë vëmendje me paralajmërimin e saj në InstaStory se do të bëjë...

Rama: Në këto momente, të gjithë duhet të qëndrojmë bashkë

42 minuta më parë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka quajtur ‘’akt barbar’’ ngjarjen e sotme terroriste në Banjskë, ku mbeti i vrarë...

Borrell në telefon me Kurtin dhe Vuçiqin: Pas sulmit të tmerrshëm dhe frikacak terrorist, sulmuesit të dorëzohen menjëherë

44 minuta më parë

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka biseduar në telefon me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe...

MË TË LEXUARAT

Behgjet Pacolli me Shkëlqim Devollin në Nju-Jork, lobojnë për Kosovën

Mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit në vendin tonë

Keqtrajtimi i trevjeçarit në kopshtin “Gëzimi Ynë”, edukatorja dhe kuzhinierja dërgohen në mbajtje

Afrona shfaqet me katër foto të nxehta nga Islanda

Selena Gomez pendohet për dokumentarin e saj: Nuk do ta shoh më kurrë

“Ministria e Jashtme ka fshirë gjithë historikun e aktivitetit, ka lënë vetëm Konjufcën”‘, Haradinaj-Stublla: E papranueshme

Figura që zgjidhni zbulon çfarë ju shqetëson, gjithçka për tiparet e personalitetit tuaj

Raportohet për bastisje në Lagjen e Spitalit

Kiara publikon një ‘selfie’ me Luizin, e zbulon një sekret

Shtatë lloje frutash që përmbajnë një përqindje të lartë kalciumi: Një mineral jashtëzakonisht i rëndësishëm

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist