Shkodrani Luiz Ejlli dikur e kishte fituar spektaklin “Ethet e së premtes mbrëma”, kjo falë talentit në këndim.
Ky shou televiziv tejet i famshëm, e kishte bërë jashtëzakonisht të njohur këngëtarin e ri, i cili pati një rrugëtim të suksesshëm në botën e muzikës.
Ai, morri pjesë edhe në “Eurovision”, morri pjesë në “Kënga Magjike” ku edhe fitoi dhe më pas karriera e tij muzikore pësoj ulje, shkruan “Kosovarja”.
Luizi është rikthyer plotësisht në qendër të vëmendjes përmes “Big Brother VIP Albania”, ku ka gjithë admirimin dhe mbështetjen e publikut.
Në jetën e tij, goditja më e madhe ishte humbja e të atit në moshë të re.