121
Ramize Murtezi-Shala njihet si një nga figurat më diskrete të ekranit.
Prezantuesja e lajmeve në RTK rrallëherë ndan momente nga jeta personale në rrjete sociale, duke ruajtur gjithmonë një profil profesional.
Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shohim. Ramizja shfaqet pa grim, me një pamje natyrale dhe të freskët, duke theksuar thjeshtësinë e saj, shkruan “Kosovarja”.
Në këtë paraqitje, prezantuesja mban edhe syze dioptrike, të cilat i japin një pamje elegante dhe të qetë.

