Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ndryshojnë edhe intervalet e fluturimeve në aeroportin “Adem Jashari”

nga Revista Kosovarja

Me vendim të Qeverisë së Kosovës, mbrëmë është rregulluar edhe çështja e intervaleve të fluturimeve që do të bëhen në Aeroportin Ndërkombtar të Prishtinës “Adem Jashari” duke filluar nga data 9 korrik.

Me plotësimet dhe ndryshimet e miratuara në mbledhjen elektronike të qeverisë, fluturimet në ANP “Adem Jashari” do të organizohen në intervale prej minimum 45 minutave ndërmjet aterimeve.

“Menaxhimi i orareve të bëhet duke respektuar aplikimin e Rregullores Nr. 2008/6 Mbi Rregullat e Përbashkëta Për Alokimin e Slloteve në Aeroportet e Vendosura në Kosovë dhe rregullave të IATA (Worldwide Slot Guidelines, 10th Edition), Aeroplanët ad-hoc taxi nuk i nënshtrohen këtij rregulli”, thuhet në mes tjerash në vendimin e qeverisë. /Gazeta Sinjali

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]