10
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka kujtuar Ibrahim Rugovën me rastin e 24 majit – Ditës së Presidentit.
Osmani tha se sot ecim hapave të tij.
“Në përpjekje të vazhdueshme për ta bërë Kosovën atë që e deshën e për të cilën sakrifikuan breza të tërë”, tha Osmani.
Me këtë rast ajo ka bërë homazhe edhe te varri i ish-presidentit.
E para e shtetit publikoi një video brenda rezidencës së familjes Rugova.