fbpx

Në ditët e fundit për të sjellë në jetë vajzën, Eni përgatit valixhen e maternitetit

nga Revista Kosovarja

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj së shpejti pritet të bëhen prindër.

Këngëtarja e njohur po shijon ditët e fundit të shtatzënisë dhe tashmë është bërë gati për të pritur fëmijën e saj të parë, që është vajzë.

“Pas shumë sakrificash, valixhja e maternitetit u mbyll me sukses”, ka shkruar Eni duke publikuar foton me pakon e përgatitur.

Eni dhe Genci ende nuk e kanë zbuluar emrin e vajzës.

Në anën tjetër, artistja ka njoftuar ditë më parë se një këngë e re do të lansohet gjatë muajit dhjetor.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]