Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Në Drenas djemtë sulmojnë babanë

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës bëri të ditur se një mashkull ka raportuar në Polici se është sulmuar nga e dyshuara femër dhe dy djemtë e tij, njëri nga ta i mitur.

Rasti ka ndodhur të dielën në Drenas, rreth orës 11:53.

“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare dhe dy djemtë e tij, njëri nga ta i mitur”, thuhet në raport.

Nuk raportohet për të lënduar.

Moneytizer Paragrafi 4

Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje, ndërsa e dyshuara lirohet në procedurë të rregullt.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]