Eshtë verë, koha për pushime në bregdet, nën rrezet e diellit, freskinë e dallgëve të detiti, apo kënaqësinë që ofrojnë pishinat.
Një nga vendet apsolutisht më atraktive në rivieren shqiptare, është Grand Blue Fafa Resort & SPA, një ndër resortet e Fafa Hotels & Resorts, i cili ndodhet në plazhin e bukur të Golemit në Durrës, që është destinacioni i preferuar i shumë turistëve nga e gjithë bota.
Në këtë vend, pushuesit jetojnë eksperiencat më të bukura e të pa harruara, kjo falë resortit luksoz, kushteve fantastike dhe atraksioneve që e karakterizojnë.
Grand Blue Fafa Resort & SPA, mbanë epitetin e një prej hoteleve më të bukur te gjirit te Durrësit, i çertifikuar me 5 yje nga agjensia e mirënjohur nordike Apollo.
I ndodhur në vijë të parë bregdetare, resorti ofron, dhoma luksoze me pamje nga deti, restorant a la carte, 2 restorante bufe, 1 snack restaurant , 4 bare, miniclub për fëmijër, 3 pishina për të rritur dhe fëmijët, Spa, etj.
Në Grand Blue Fafa Resort & SPA, gjendet një nga Spa Center më të mëdha në Shqipëri, ku ofrohet: pishinë e brendshme, hamam, sauna, banjo avulli, dhomë kripe.
Fafa Hotels & Resorts është njësoj si në Turqi, vetëm se aty ushqimet janë edhe më shijshme e çmimet më të lira dhe mikëpritja është fantastike, edhe falë menaxhimit të përsosur të menaxherit gjeneral, Albulen Ndrepepaj.
Për pushime ëndrrash, ka vetëm një adresë, Grand Blue Fafa Resort & SPA.