Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Në Gjilan hapet ekspozita personale retrospektive e piktorit grafist Rasim Vllasaliu

nga Revista Kosovarja

Piktori grafist, Prof. Rasim Vllasaliu, ka hapur ekspozitën personale në Galerinë e qytetit të Gjilanit.

Mbi artikull

Ekspozita retrospektive ishte e mbushur me punime të cilat Vllasaliu i kishte punuar ndër vite, shkruan “Kosovarja”.

Puna dhe krijimtaria e Rasim Vllasaliut, konsiderohet si universale sepse në çdo punim ka diçka më ndryshe, çdo punim ka teknikë e cila dallon dhe jep një ngjyrë tjetër artistike.

Moneytizer Paragrafi 4

Motivi, i cili pothuajse në çdo punim shihet është Artana, vendlindja ku artisti e shfaq me shumë dashuri dhe mjeshtëri në punimet e tij.

Në mesin e të ftuarve, fjalë rasti thanë edhe disa profesorë, kolegë dhe bashkudhëtarë të Vllasaliut, ndër ta edhe prof.Fatmir Krypa:
“Rasimi ishte student i gjeneratës së tretë në drejtimin e grafikës në Fakultetin e Arteve në Prishtinë. Ajo që në ditët e para më ranë ë sy te Rasimi si student,se ai ishte në djalosh me integritet të veçant, me një sjellje korrekte,me koleget e tij , po ashtu edhe me pedagogët.
Është një e vërtet që talenti dhe përkushtimi I tij për artin e grafikës ishte zhvilluar me pasion të madh , të cilin sot po e ritransmeton nëpër gjeneratat e reja”.

Ndërkohë, Prof. Nagip Berisha u shpreh se grafika e Rasim Vllasaliut çdo herë është shquar për spontanitetin krijues dhe pastërtinë e formave, që me mjeshtëri dhe kreativitet të lartë ai i pasqyron nëpër veprat e veta.

Ndër të ftuarit që folën në ekspozite, ishte edhe Mr.Avni Behluli, i cili tha se grafisti Rasim Vllasaliu, frymëzimin e merr nga vendlindja, trajton tema e imazhe nga përditshmëria vendore e kombëtare.

Prof.Musë Prelvukaj thotë se Rasimi është një artist i gjithanshëm dhe modern në artet pamore i cili krijon grafikën , pikturën , në redakturë teknike,dezenaturë dhe pedagog shumëvjeçar. Vllasaliu është krijues i frytshëm që ka ndërtuar stilin origjinal të shprehjes së vet artistike.

Në mesin e të ftuarve në ekspoziten personale retrospektive të Prof.Rasim Vllasaliut, foli edhe psiologia Arta Berisha, duke shtuar se se portreti dhe figura te krijuesi pamor Rasim Vllasaliu është bazë e veprës e cila shpërshfaqet si shprehje besnike reale dhe psikologjike.

Drejtori për Kulturë Rini dhe Sport, Kushtrim Zeqiri tha : Në Komunën e Gjilanit ekspozita të tilla rrallë apo asnjëherë nuk janë ekspozuar në galerinë tonë,

Mes profesorëve, kolegëve, nxënësve e familjarëve, ekspozita i dha një dritë artistike komunës së Gjilanit, ekspozita do të qëndroj e hapur 1 muaj.

Pamje nga ekspozita:

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]

mposun

slot pulsa

situs slot gacor

slot 10k

mposun

mposun

slot qris

situs toto

slot toto

slot toto

slot toto

slot dana

mposun

https://swaz.ethz.ch/

mposun

slot10k