fbpx

Në hall me renë!

nga Revista Kosovarja

Jam nga Gjilani, nënë e një djali. Jetoj me djalë dhe nusen e tij. Halli im është se nusja nuk më pyet për asgjë: Del kur të dojë nga shtëpia, kthehet kur të dojë vetë!

Duket se më as djali (burri i saj) nuk ka dorë te ajo, e as ndikim!
Ia kam tërhequr disa herë vërejtjen, por ajo e bënë të veten…
Po brengosem se çka do t’i ndodhë djalit me të, sepse i dëgjoj natën kah përlahen me fjalë!
Çka më këshillon, zonjë e nderuar?

“Pa shifër”

Përgjigje:
Para së gjithash, është mirë që ende nuk kanë fëmijë, sepse do të linin vuajtje dhe pasoja…
“Derisa nuk kanë fëmijë, zgjidhja më e mirë është të ndahen dhe të mos jetojnë me zor bashkë”, siç thuhet në popull.
Më së miri është ta lirojnë njëri-tjetrin dhe çdo gjë të mbarojë mes tyre…
Këshilla ime është që ata vetë t’i zgjidhin problemet e tyre, pa ndërhyrjen tuaj!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]