Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Në Itali kjo sëmundje misterioze po i zhduk pemët

nga Revista Kosovarja

Në Itali kohëve të fundit është paraqitur një sëmundje që po i vret pemët dhe njëra nga këto pemë që po zhduket është kivi. Shkencëtarët thanë se ende nuk dihet se për çfarë arsye po ndodh kjo.

Mbi artikull

“Dëmet në prodhim po i shkaktojnë vuajtje serioze fermave”, tha ministrja e Bujqësisë, Teresa Bellanova, duke e cilësuar gjendjen si situatë emergjente dhe duke thënë se vendi ka nevojë për ndihmë nga të gjithë ekspertët.

Pas shpërthimit të sindromës “moria” ose ndryshe “vdekja e dobët”, ajoka shkatërruar zona ku kivi ka lulëzuar për dekada. Italia njihet si një ndër vendet e para në botë për prodhimin e kivit dhe vlerësimet e fundit tregojnë se Italia po humb qindra miliona euro në rrafshin e bujqësisë në përgjithësi.

Sipas studiuesit Gianni Tacconi, pemët tani vetëm janë prekur nga ky virus, sepse virusi e ka prekur rrënjën e tyre dhe tani është shumë vonë për të ndërmarrë masa dhe është mjaft vështirë që kivi të shërohet nga rrënja.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]