Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Në Itali sugjerohet të mbahet maska edhe nëpër shtëpi

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, të martën ka vendosur masa të reja për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, duke prekur tubimet dhe aktivitetet sportive si dhe gastronominë.

Mbi artikull

Dekreti i Qeverisë, i publikuar pak ditë pas drafteve të shumëpërfolura, do të hyjë në fuqi brenda 24 orëve dhe do të jetë valid për 30 ditë.

Në Itali, tani janë ndaluar ndejat në restorante, klube apo hapësirë të jashtme dhe është rekomanduar që njerëzit të mos organizojnë tubime me më shumë se gjashtë mysafirë në asnjë vend e asnjë kohë. Dasmat dhe ceremonitë tjera mund të organizohen, por jo me më shumë se 30 njerëz.

Dekreti po ashtu këshillon që maskat të përdoren edhe në shtëpi, kur brenda ka mysafirë. Maskat në Itali janë obligative në hapësirat publike.

Moneytizer Paragrafi 4

Restorantet dhe baret do të mbesin të hapura, por s’mund t’u ofrojnë shërbime njerëzve që rrinë në këmbë. Kjo është bërë me qëllimin që të parandalohen tubimet e mëdha jashtë dyerve të bareve.

Rastet ditore me COVID-19 në Itali janë dyfishuar javën e fundit, duke kaluar 5000 të premten, për herë të parë që nga marsi.

Italia, që dikur ishte vendi më i goditur në botë nga koronavirusi, deri tash ka regjistruar rreth 360 mijë raste pozitive. 36 mijë persona kanë vdekur.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]