Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Në Kamenicë është shëruar një 80 vjeçar që ishte prekur nga COVID-19

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka thënë se në komunën që drejton vetëm 5 raste janë active të prekur me koronavirus

Mbi artikull

Kastrati në Frontal të T7 është shprehur se 42 raste janë shëruar përfshirë edhe vetë atë.

“Në komunën e Kamenicës kemi pasur 47 raste pozitive, 42 janë shëruar përfshirë mua kurse 5 persona janë aktivë edhe më tutje”, ka thënë Kastrati.

Ai tha se nga pesë rastet aktive në Kamenicë, tre nga ta janë pjesë të policisë, KEDS’it dhe komunës.

Moneytizer Paragrafi 4

“Nga pesë rastet aktive, një është zyrtar i komunës, një tjetër është zyrtar i KEDS’it dhe një zyrtar i policisë. Në komunën tonë kemi pasur edhe një 80 vjeçar të shëruar”, është shprehur Kastrati./Express/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]