Prej marsit, Sara do të jetë moderatore e Kosheres. Ajo të prezantojë sezonin e ri të emisionit që më parë moderohej nga Jona Saphiu.
Ajo komentoi për herë të parë propozimin e marrë e ftuar në “ABC e pasdites”. Sara tregoi se e kishte pritur telefonatën e skenaristes në dush. Fillimisht tha se kishte menduar se ishte ndonjë korrier, ndërsa më pas mendoi se do të ishte e ftuar në emision.
Ftesa për t’u bërë moderatore e kishte habitur, për shkak se nuk ka pasur ndonjë eksperiencë të ngjashme, ndaj Sara tha se për vendimin përfundimtar u këshillua me të atin dhe të dashurin e saj.
Dj PM, me të cilin nisi një lidhje dashurie brenda shtëpisë së Big Brother Vip i kishte shprehur mbështetjen e tij të plotë në rrugëtimine ri të Sarës dhe sigurisht nuk mund të pritej gjest më i bukur nga PM, i cili vazhdimisht ka shprehur kujdesin dhe përkushtimin e tij ndaj blogeres.