Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Në këto lagje të Prishtinë uji do të ndalet për një javë

nga Revista Kosovarja

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Prishtina ” sh.a., njofton se nga sot, 15 dhjetor deri më 20 dhjetor 2020, do të ketë ndërprerje të ujit në Vragoli, Sllatinë dhe te Parku i Biznesit për shkak të vazhdimit të punimeve në rehabilitimin e puseve në fshatin Vragoli.

Mbi artikull

Ndërprerja e furnizimit me ujë të pijshëm do të jetë për 6 ditë radhazi, duke filluar nga ora 09:30-17:00.

Njoftimi i plotë:

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Prishtina ” sh.a., njofton për punime teknike, konkretisht vazhdimin e punimeve në rehabilitimin e puseve në fshatin Vragoli.

Moneytizer Paragrafi 4

Si shkak i këtij rehabilitimi , duke filluar nga dita e nesërme, 15 dhjetor deri më 20 dhjetor 2020, ndërprerje uji do të kenë : Vragolia, Sllatina dhe Parku i Biznesit.

Por, ndërprerja e furnizimit me ujë të pijshëm do të jetë për 6 ditë radhazi, duke filluar nga ora 09:30-17:00.

Këto punime do të realizohen në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit, për konsumatorët e KRU”Prishtina” sh.a.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]