Një person në Klinë është arrestuar pasi ka plagosur me armë bashkëshorten e tij.
Burri gjatë transportimit të viktimës me veturë në drejtim të QKMF-së ka shkaktuar vetaksident. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur mbrëmë në fshatin Perqevë të Klinës rreth orës 22:00.
Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy pasagjerë të cilët kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa gruaja e plagosur është dërguar me ndihmë të shpejtë në Spitalin e Pejës.
Burri është dërguar në mbajtje, ndërsa i është konfiskuar një pistoletë me shtatë fishekë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka plagosur me pistoletë bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. I dyshuari gjatë transportimit të viktimën me veturë për në drejtim të QKMF, ka shkaktuar vetaksident trafiku, ku si pasojë janë lënduar dy pasagjerët, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Viktima me ndihmën e shpejtë është dërguar në Spitalin e Pejës. Është konfiskuar një pistoletë me shtatë fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës