Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Në Klinikën e Syve për herë të parë kryhet operacioni për heqje të trupit të huaj

nga Revista Kosovarja

Në Klinikën e Syve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për herë të parë, me anestezion lokal dhe premidikim është bërë heqja e trupit të huaj në sy.

Mbi artikull

Kjo ndërhyrje është kryer tek pacienti B.A ((1956), syri i të cilit pas CT-së kontrolluese është në gjendje të mirë.

Operacionin e ka kryer ekipa në përbërje të, dr. Ardian Shabani, dr. Adem Miftari dhe anesteziologu Hilmi Havolli, të shoqëruar nga ekipa e instrumentareve të klinikes dhe stafi tjetër mbështetës.

Ndërhyjret e tilla deri më tani janë kryer jashtë institucioneve publike shëndetësore, ku pacientët kanë paguar 5 mijë euro.

Moneytizer Paragrafi 4

Klinika e Syve, pas paisjes me aparaturë të re, në vazhdimësi ka rritur gamën e shërbimeve shëndetësore, me qëllim të uljes së referimeve jashtë institucioneve publike shëndetësore.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]